Gostivar: 61-vjeçarja denoncon ish-partnerin për kërcënime telefonike

Një grua 61-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar në polici ish-partnerin e saj, nën dyshimin se për disa muaj e ka kërcënuar përmes telefonatave dhe një aplikacioni celular.

“Më 13.10.2026, në orën 18:00, në DPB Gostivar, një 61-vjeçare me banim në Gostivar ka raportuar se, në periudhën nga korriku deri më 27.09.2026, ish-partneri i saj D.K., i cili qëndron jashtë shtetit, i ka dërguar kërcënime përmes telefonatave dhe një aplikacioni celular”, njoftojnë nga Policia e Gostivarit.

Sipas policisë, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Gostivari Sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *