Gostivar, nis asfaltimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në segmentin 200-metërsh

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës „Ilija Anteski Smok“, në një segment prej 200 metrash, nga njëra urë deri te ura e trenave.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që përdorin këtë rrugë.

Nga Komuna e Gostivarit bëjnë të ditur se realizimi i projekteve infrastrukturore do të vazhdojë, me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.

Asfaltimi i këtij segmenti pritet të përmirësojë lëvizjen e automjeteve dhe kushtet e qarkullimit në këtë pjesë të qytetit. /GS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *