Gostivari po merr pamje festive në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Flamujt kuqezi dhe dekorimet festive, të vendosura në hapësira të ndryshme të qytetit, po krijojnë një atmosferë të veçantë kombëtare.
Ngjyrat kuq e zi kanë zbukuruar qytetin, duke sjellë në rrugët e Gostivarit simbolikën e një prej datave më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Atmosfera festive vjen në prag të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa qytetarët po përgatiten për shënimin e kësaj feste kombëtare.
Manifestimi qendror në Gostivar, sipas njoftimit të Komunës, do të mbahet më 26 nëntor, në orën 13:00, në sheshin e qytetit.
Gostivari edhe këtë nëntor po dëshmon se 28 Nëntori mbetet një datë që bashkon qytetarët rreth flamurit dhe identitetit kombëtar.
Pamje nga Gostivari – TV Globi.

