Arrestohet në Shkup një 26-vjeçar nga Çegrani, policia i gjen lëndë narkotike

Tre persona janë privuar nga liria dje në Shkup, pasi gjatë kontrolleve policore te ta janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lokacione të ndryshme të Shkupit, ku zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar M.A. (33) dhe M.L. (46) nga Shkupi, si dhe S.D. (26) nga fshati Çegran i Gostivarit.

Gjatë kontrolleve, te personat në fjalë janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë pluhur dhe marihuanë, bën të ditur MPB-ja.

Nga Ministria bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse. Gostivari Sot