Policia e Gostivarit ka arrestuar një 38-vjeçar nga Banjica e Poshtme, i cili dyshohet se gjatë dy muajve të fundit ka kryer disa vjedhje në rajonin e Gostivarit.
Sipas njoftimit policor, arrestimi është realizuar më 29 tetor, rreth orës 09:00, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, nga zyrtarët policorë të DPB Gostivar.
I dyshuari, i identifikuar me inicialet G.K., dyshohet se ka kryer disa vepra penale të llojit “vjedhje” gjatë muajit të kaluar dhe atij aktual.
Pas arrestimit, 38-vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Gostivari Sot



