Dy persona janë arrestuar në Gostivar, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 41-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje për vendparkim.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 26 nëntor 2026, rreth orës 18:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria B.Sh. (36) dhe R.R. (26), të dy nga Gostivari.
“Rreth orës 18:00, para një lokali hotelierik në Gostivar, pas një keqkuptimi të mëparshëm lidhur me hapësirën e parkimit, ata e kanë sulmuar fizikisht M.S. (41) nga Gostivari. Gjatë incidentit, ata e kanë shtyrë edhe bashkëshorten e tij, e cila në krah mbante fëmijën e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gostivarit.
Të dy personat janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse. Gostivari Sot

