Arrestohet 19-vjeçari nga Çegrani, drejtonte veturën pa patentë shoferi

Një 19-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa pasur të drejtë drejtimi.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, në orën 02:40, në rrugën „Ilinden“ në Gostivar.

Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e tipit „Audi“, me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte S.E. (19) nga Çegrani.

„Pas verifikimeve të kryera është konstatuar se personi e ka drejtuar automjetin pa u pajisur paraprakisht me të drejtë për drejtimin e mjetit motorik“, njoftojnë nga Policia e Gostivarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

Gostivari Sot