Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj një 35-vjeçari nga fshati Çegran, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „vrasje në tentativë“.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 15 nëntor 2026, në oborrin e të denoncuarit në Çegran, pas një fjalosjeje dhe përleshjeje fizike, A.N. (35) dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar plagë shpuese.
„Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër A.N. (35) nga fshati Çegran, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale ‘vrasje në tentativë’“, thuhet në njoftimin e Policisë së Gostivarit.
Rasti është proceduar në organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit do të zhvillohet procedura përkatëse ligjore.
Gostivari Sot

