Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Me rastin e Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Gostivar, organizon shfaqjen e filmit dokumentar edukativ “Shkronjat e Pavarësisë”, dedikuar nxënësve të shkollave fillore.

Shfaqja e filmit synon të përcjellë te gjeneratat e reja rëndësinë historike dhe kulturore të alfabetit të gjuhës shqipe, duke promovuar vlerat e gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Aktiviteti do të mbahet më 20 nëntor 2026 (e premte), në Qendrën për Kulturë – Gostivar, në tri termine:

  • Ora 13:00
  • Ora 14:00
  • Ora 15:00

Përmes këtij aktiviteti, synohet që nxënësit të njihen më nga afër me historinë e alfabetit të gjuhës shqipe dhe rëndësinë e tij në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.