Policia e Gostivarit: Denoncohet sulm fizik dhe dëmtim i vitrinës së një lokali në Banjicë të Poshtme

Një 44-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, i cili gjithashtu ka dëmtuar xhamin e vitrinës së një objekti hotelerik.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, denoncimi është paraqitur më 18 nëntor 2026, në orën 22:45. J.L. (44) ka raportuar se rreth orës 21:10, para një objekti hotelerik në fshat, pas mosmarrëveshjeve të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, Sh.I.

Gjatë incidentit, Sh.I. dyshohet se ka goditur edhe xhamin e vitrinës së objektit, duke e dëmtuar atë.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

GS