Ndërmarrja Publike „Komunalec“ në Gostivar ka reaguar ndaj hedhjes së mbetjeve ndërtimore në hapësira publike, duke publikuar pamje të një situate që e cilëson të papranueshme.
„A është ky mjedisi në të cilin duam të jetojmë?“, thuhet në reagimin e ndërmarrjes.
Nga Komunalec theksojnë se pastërtia e qytetit varet edhe nga përgjegjësia e qytetarëve, duke kërkuar që mbetjet ndërtimore të largohen në mënyrë të rregullt dhe të mos hidhen në trotuare.
„Një qytet i pastër fillon nga vetë qytetari“, theksojnë nga ndërmarrja. Gostivari Sot

