52-vjeçari nga Debreshi pëson lëndime të rënda, bie nga shkallët gjatë punës në një shtëpi

Një 52-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, pasi është rrëzuar nga një shkallë derisa ishte duke punuar në një shtëpi.

Rasti është raportuar më 12 nëntor 2026, në orën 15:10, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit.

Sipas njoftimit policor, në spital është sjellë G.R. (52), banor i Debreshit, me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se i ka marrë gjatë rrëzimit nga shkallët.

Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë të ditura. Gostivari Sot