I moshuari sulmon fizikisht një të mitur në oborrin e shkollës në Gradec

Një 28-vjeçare nga fshati Gradec ka denoncuar në polici se gjyshi i një të mituri ka sulmuar fizikisht djalin e saj pas një konflikti paraprak mes dy të miturve.

Policia e Gostivarit ka njoftuar se më 9 nëntor 2026, në ora 23:00, në Stacionin Policor të Gallatës është denoncuar një rast i sulmit fizik ndaj një të mituri në fshatin Gradec.

Sipas denoncimit të M.A. (28) nga Gradeci, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25, në oborrin e shkollës fillore të fshatit, pas një fjalosjeje dhe përleshjeje fizike paraprake ndërmjet djalit të saj të mitur dhe një të mituri tjetër.

Pas incidentit, gjyshi i të miturit të dytë, T.N., po ashtu nga Gradeci, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e saj.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton Policia e Gostivarit. Gostivari Sot