Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në rajonin e Gostivarit, ku një 33-vjeçar nga fshati Çajlë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj S.S. (33), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 25 tetor 2026, kur i kallëzuari, sipas raportimit policor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti është proceduar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal. Gostivari Sot

