Policia ka arrestuar një 68-vjeçar nga fshati Çegran, i cili kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.
„Më 02.11.2026, në ora 11:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çegran kanë arrestuar personin Z.S. (68) nga fshati Çegran. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal“, njofton Policia e Gostivarit.
Pas arrestimit, personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues – Burgun e Tetovës, për vuajtjen e dënimit me burg. Gostivari Sot

