Drejtonte “Fordin” i dehur, policia e arreston në Debresh

Një 45-vjeçar nga fshati Debresh është privuar nga liria pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pas një aksidenti trafiku në të cilin ishte përfshirë.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026, në ora 14:15, në një rrugë lokale në Debresh. Gjatë këqyrjes së aksidentit dhe kontrolleve të kryera, policia ka konstatuar se E.M. (45), i cili kishte qenë duke drejtuar një automjet të tipit “Ford” me targa të Gostivarit, ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1,58 promilë alkool në gjak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gostivarit.

Pas privimit nga liria, ndaj 45-vjeçarit, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Gostivari Sot