Policia e Gostivarit ka arrestuar një 36-vjeçar nga fshati Vërtok, i dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në rajonin e Gostivarit.
Sipas njoftimit të policisë, F.I. (36) është privuar nga liria më 30 tetor, në orën 14:40, nga zyrtarët policorë të SP Gostivar.
Ai dyshohet për kryerjen e disa veprave penale „Vjedhje“ gjatë këtij muaji.
Pas arrestimit, 36-vjeçari është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Gostivari Sot



