Paguan 21.000 euro për shtëpinë, 35-vjeçari denoncon mashtrim në Gostivar

Një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, duke pretenduar se ka paguar gjithsej 21.000 euro për ndërtimin e një shtëpie, por punët e dakorduara nuk janë realizuar.

“Më 13.10.2026, në orën 19:45, në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga personi S.S. Sipas denoncimit, ata më parë kishin kontaktuar përmes një rrjeti social dhe kishin lidhur kontrata me shkrim për ndërtimin e një shtëpie, me ç’rast denoncuesi, në disa raste, i kishte paguar avancë në vlerë të përgjithshme prej 21.000 eurosh”, njoftojnë nga Policia e Gostivarit.

Sipas denoncimit, personi S.S. dyshohet se e ka vënë në lajthitje 35-vjeçarin duke i dërguar fotografi të aktiviteteve të pretenduara ndërtimore. Pas një periudhe, ai ka ndërprerë kontaktet telefonike dhe nuk i ka përfunduar punët për të cilat ishin marrë vesh.

Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Gostivari Sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *