Ekipet e NP „Komunalec“ – Gostivar kanë përfunduar me sukses pastrimin e kanalit të drenazhit të ujërave në lagjen Banjeshnicë, pas kërkesës së banorëve lokalë.

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se pastrimi është realizuar me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të sigurt për banorët e kësaj zone.

„Me kërkesë të banorëve lokalë, ekipet tona kanë pastruar me sukses kanalin e drenazhit të ujërave në lagjen Banjeshnicë“, njoftojnë nga NP „Komunalec“ – Gostivar.

Nga ndërmarrja theksojnë se menaxhimi i këtij kanali zyrtarisht nuk është në kompetencat e tyre, por megjithatë kanë vendosur ta marrin përsipër realizimin e punimeve.

„Ndonëse menaxhimi i këtij kanali është zyrtarisht jashtë kompetencave të ndërmarrjes sonë, ne me kënaqësi e morëm përsipër për ta kryer këtë punë“, thuhet në njoftim.

NP „Komunalec“ thekson se kujdesi për hapësirat dhe siguria e qytetarëve mbeten në fokus të veprimtarisë së saj.

„Një mjedis i pastër dhe i sigurt për qytetarët tanë mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor“, përfundon njoftimi. Gostivari Sot