Një burrë nga fshati Dobridol është arrestuar nga policia e Gostivarit për kallëzim të rremë të një vjedhjeje.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme, më 28 janar 2026, rreth orës 14:55, B. J. (52) u privua nga liria pasi dyshohet se një ditë më parë kishte raportuar në mënyrë të rreme në Stacionin Policor se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një vjedhje e rëndë. Ai pretendonte se persona të panjohur kishin hyrë nga dritarja e tualetit dhe kishin marrë ar dhe para.

I arrestuari po mbahet në stacion policor dhe, pasi të përfundojë dokumentimi i rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.