Edhe pse Microsoft publikoi përditësimin e ri KB5070311 për Windows 11 (versionet 24H2 dhe 25H2), përdoruesit kanë zbuluar se shumë nga veçoritë e premtuara thjesht nuk ekzistojnë në sistem.

Kompania pranoi më pas se disa opsione të rëndësishme të widget-eve janë vonuar për një version të ardhshëm, duke përfshirë:

  • Mundësinë për të vendosur cilin panel kontrolli hapet i pari,
  • Numërues njoftimesh mbi ikonat e veglave, që tregojnë menjëherë sa informacion i ri është i disponueshëm (p.sh. parashikimi i motit ose lajmet).

Kjo nuk është hera e parë që Microsoft tërheq funksione në minutën e fundit. Më parë, animacionet e reja në shiritin e detyrave dhe kërkimi inteligjent i fotove u hoqën nga përditësimi i mëparshëm pa shpjegim të detajuar.

Megjithatë, përditësimi sjell disa risitë të dobishme, si seksioni “Të rekomanduara” në File Explorer, i cili parashikon dokumentet që mund të hapni më pas, dhe përmirësime për tastierat në gjuhë të huaja.

Megjithatë, përdoruesit mbeten të pakënaqur, pasi duket se ka një problem të vazhdueshëm midis asaj që zhvilluesit ndërtojnë dhe asaj që publikon ekipi i marketingut.

Flaka