Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në disa lugina, sidomos gjatë orëve të mëngjesit, priten kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup, në orët e para të mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta. Temperatura minimale do të zbresë në -5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius. Gazeta Flaka