Vullkani më aktiv i Indonezisë, Merapi, shpërtheu të mërkurën në mëngjes, duke hedhur një kolonë hiri vullkanik deri në 1.600 metra mbi majën e tij. Shpërthimi u regjistrua në një sizmogram me amplitudë maksimale prej 28,6 milimetrash dhe zgjati rreth 31 sekonda, raportoi agjencia shtetërore Antara News, duke cituar oficerin e PGA-së, Ahmad Rifandi.
Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka pasur viktima ose dëme në infrastrukturë deri tani. Megjithatë, Mali Merapi mbahet në Nivelin II të Alarmit, dhe publikun, turistët dhe vizitorët u është ndaluar të afrohen brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga krateri.
Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për kërcënimin e lavës së ftohtë, veçanërisht për komunitetet përgjatë lumenjve që burojnë nga maja e malit.
Merapi, me lartësi prej 2.891 metra, është një nga rreth 130 vullkanet aktive të Indonezisë, pjesë e Unazës së Zjarrit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik në Oqeanin Paqësor.

