Më 13 janar 2026, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë arrestuar D.A. (25) nga fshati Gradec, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, sipas nenit 235 të Kodit Penal.
I riu u ndalua në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse, njofton Policia.

