Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të mërkurën se Moska do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin për zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe. Ai theksoi se asnjë vend tjetër nuk mund të ndikojë në natyrën e lidhjeve mes Rusisë dhe Iranit.

Nga ana e saj, një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi vendet fqinje që strehojnë trupa amerikane se Teherani do të hakmerrej kundër bazave amerikane në rast të ndërhyrjeve të Uashingtonit në protestat antiqeveritare që po zhvillohen në Iran.

Deklaratat e fundit rrisin tensionet në Lindjen e Mesme dhe reflektojnë shqetësimin e dy vendeve për prani dhe veprime të huaja në rajon.