Në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor, deri në orën 15:00 në Komunën e Gostivarit kishin votuar 17.350 qytetarë, që përbënte 20,95 për qind të trupit elektoral. Megjithatë, në fund të procesit nuk u arrit censusi ligjor për më pak se një për qind, çka bëri që zgjedhjet të shpallen të pasuksesshme.
Ndërkohë, në zgjedhjet e përsëritura që po mbahen sot, deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 14.673 qytetarë, ose 17,72 për qind e trupit zgjedhor, duke shënuar një dalje më të ulët krahasuar me ciklin e tetorit. Pikërisht mosarritja e pragut ligjor në zgjedhjet e kaluara ishte arsyeja që procesi zgjedhor në Gostivar të përsëritej më 11 janar. Gazeta Flaka

