Marketing Politik

Njëri prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se angazhimi i koalicionit për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht është maksimal.

“Angazhimi ynë për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht është maksimal. Në këtë frymë, sonte në Gostivar realizuam takim me një pjesë të funksionarëve të VLEN, ku u ritheksua vendosmëria për ndryshim të vërtetë”, ka theksuar Mexhiti.

Ai shtoi se çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për secilin qytetar, duke nënvizuar se VLEN tashmë ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur.

“Në këtë rrugë vazhdojmë me një zë të vetëm për Gostivarin dhe Vrapçishtin, me Nevzat Bejtën dhe Zulhajrat Demirin”, ka deklaruar Mexhiti. GS