Marketing Politik

Gjatë ditës së djeshme, më 25 dhjetor, në zonën e SPB Tetovë janë realizuar kontrolle të shtuara të automjeteve dhe shoferëve me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Si rezultat i kontrolleve, janë sanksionuar gjithsej 59 shoferë për parkim të parregullt, prej të cilëve 27 në Tetovë dhe 32 në Gostivar. Për shkak të shkeljeve, 23 automjete janë larguar nga rruga me automjetin special “merimangë”, konkretisht 9 në Tetovë dhe 14 në Gostivar.

Po ashtu, gjatë aksionit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 52 kundërvajtje të tjera në trafik, 35 në Tetovë dhe 17 në Gostivar.

Nga policia apelojnë tek shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Gostivari Sot