Më 25.12.2025, rreth orës 18:00, në DPB Gostivar është denoncuar një rast kërcënimi dhe tentim sulmi fizik. Personi D.Gj. (50) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17:30, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, është kërcënuar dhe është tentuar të sulmohet fizikisht nga personi I.P.
Sipas denoncimit, sulmi është parandaluar nga djali i tij dhe disa persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

