Dje rreth orës 22:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin L.Xh. (42) nga fshati Reçan i Gostivarit.
Sipas njoftimit, arrestimi është bërë duke vepruar sipas një denoncimi paraprak, se rreth orës 18:00, në oborrin e shkollës fillore në fshatin Reçan, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një të mitur 15-vjeçar nga i njëjti fshat.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gostivari Sot