Ish Ushtruesi i Detyrës kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një paraqitje në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se qëndrimi i tij në koalicionin AKI gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ka qenë vendim i drejtë.
“Jo, aspak nuk jam penduar. Nëse flasim posaçërisht për Gostivarin, rezultatet janë të dukshme dhe shumë të qarta. Mendoj se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm edhe në Vrapçisht, ku zgjedhjet tani po përsëriten. Besoj se e njëjta situatë do të përsëritet edhe në zgjedhjet e radhës”, tha Limani.
Sipas tij, vota e qytetarëve ka dëshmuar se projekti politik që ai përfaqësoi gëzon mbështetje të qëndrueshme, ndërsa rezultatet e raundit të dytë pritet ta konfirmojnë këtë prirje edhe një herë.
