Limani: Punuam që shpenzimet e panevojshme në komunë, të reduktohen maksimalisht

Ish-U.D. kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në intervistën e tij për emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të detyrës ka zbatuar kursim maksimal në çdo sektor të komunës.

“Në Komunën e Gostivarit kursehet gjithçka, Abedin. Është kursyer nga dita e parë deri në ditën e fundit që kam qenë unë aty. Këtë e dinë të gjithë administratorët. Edhe vetë, sa herë dilja, kontrolloja nëse janë të fikura të gjitha dritat ose gjatë verës nëse inverterët janë të çaktivizuar”, u shpreh Limani.

Ai theksoi se qasja e tij për kursim ka qenë e vazhdueshme dhe e mbështetur në disiplinë të brendshme institucionale, me synimin që shpenzimet e panevojshme të reduktohen maksimalisht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori