Kryetari aktual i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, do të jetë sërish kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Lajmin e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Faton Ahmeti.
“Jemi gjithnjë e më pranë finalizimit të listës së kandidaturave për kryetarë komunash,” ka deklaruar Ahmeti.
Ai shtoi se Emshiu, i cili aktualisht udhëheq komunën, “i bashkohet ekipit fitues të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim”.
“Bashkë do të fitojmë! Bashkë do t’i themi stop të keqes! Bashkë për dinjitetin shqiptar!”, ka theksuar Ahmeti. Flaka Media