Muftinia e Gostivarit gati për Ramazan

Muftinia e BFI – Gostivar në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli, mbajti mbledhjen përgatitore për plan-programin e muajit Ramazan 2025/1446 h.

Në këtë mbledhje, që u hap me lexim Kur’ani nga H. Daut ef. Alili – imam në Xhaminë e Kadrit në Gostivar, Muftiu në mënyrë të hollësishme i njoftoi anëtarët e Muftinisë për të gjitha planet dhe programet e përgatitura për pritjen e muajit Ramazan.

gjithë anëtarët e Muftinisë i elaboruan dhe i diskutuan në detaje të gjitha propozim- vendimet e shtruara në tavolinë dhe vendosën njëzëri që të realizohen nga të gjithë sektorët e Muftinisë, nëpunësit fetarë dhe Këshillat e Xhamive.

Me këtë edhe u përmbyllën diskutimet për organizimin sa më të mirëfilltë në pritjen e Ramazanit 2025, për çka u jemi mirënjohës anëtarëve të Muftinisë, imamëve, mualimëve, muderizëve, muezinëve, këshillave të xhamive, xhematit si dhe të gjitha strukturave tjera organizative në nivel lokal dhe qendror.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori