Lumnije Abdullai me datë 18.11.2024, në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike-Shkup, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, mbrojti tezën e doktoraturës me temë: “Ndikimi i faktorit politik në organizimin e punës së administratës lokale të Komunës së Gostivarit”, nën mentorimin e prof. dr. Emilija Simoska.
Komisioni ka qenë në përbërje të: prof. d-r Ruzhica Cacanoska-kryetare; Prod d-r Emilija Simoska-anëtar dhe mentor Prof. d-r Petar Atanasov-anëtar; Prof. d-r Marija Topuzovska-Laktoviq-anëtar; Prof d-r Bojana Naumovska-anëtar.
Kandidatja nxjerr në pah aktualitetin e problemit e që është nevoja për një administratë profesionale dhe efikase, të motivuar, të paanshme dhe administratorë të pavarur politikisht që punojnë në një sistem që është plotësisht i përkushtuar ndaj interesit publik. Tema e zgjedhur është shumë aktuale dhe komuna e analizuar Gostivari është veçanërisht interesant nga aspekti i specifikave sociale dhe ekonomike. Kandidatja ka bërë kërkime serioze duke përdorur më shumë metoda, ndërsa metodologjia e përgjithshme korrespondon me pyetjet hulumtuese dhe lëndën e hulumtimit. Punimi përmban gjithashtu një kornizë solide teorike, e cila është në funksioni të tezës bazë.
Lumnije Abdullai tash ka marrë titullin “Doktor i shkencave sociologjike në fushën e Sociologjisë së organizatave”.
Abdullai ka mbaruar studimet deridiplomike në Universitetin e Europes Juglindore – Fakulteti i Shkencave të Administratës Publike. Ka magjistruar në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në lëminë e menaxhimit të resurseve njerëzore.
Lumnije Abdullai, aktialisht punon si këshilltare në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amzë – zyra në Gostivar.