Pediatri Visar Muça është nderuar me titullin “Primarius”, si vlerësim për përvojën shumëvjeçare, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushën e mjekësisë.
Me këtë rast, Muça ka shprehur mirënjohje ndaj komisionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë për vlerësimin dhe njohjen e punës së tij profesionale ndër vite.
Një falënderim të veçantë ai ia ka kushtuar babait të tij, prim. dr. Ferit Muça, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë gjatë rrugëtimit të tij, si dhe familjes dhe kolegëve që e kanë përkrahur në zhvillimin profesional.
Titulli “Primarius” shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e pediatrit Visar Muça, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj profesionit të mjekut. GS

