Teuta Minahi emërohet drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar

Teuta Minahi është emëruar drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknike Komunale në Gostivar, duke marrë drejtimin e institucionit arsimor ku ka ligjëruar për shumë vite.

Minahi vjen në këtë detyrë pas pensionimit të profesorit Besir Saliu, i cili e drejtoi shkollën gjatë viteve të fundit.

Emërimi i Minahit vjen në kuadër të marrëveshjes së koalicionit mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH), përkatësisht Aleancës Kombëtare Shqiptare, në nivel lokal. Ajo është kuadër i BDI-së.

Me marrjen e detyrës së re, Minahi do të udhëheqë një nga institucionet e rëndësishme arsimore të Gostivarit, ku për vite me radhë ka qenë pjesë e stafit mësimor.

Ndryshimi në drejtimin e shkollës shënon kalimin e përgjegjësisë nga profesori Besir Saliu te Teuta Minahi, e cila tashmë do të jetë në krye të institucionit ku ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj profesionale. /Gostivari Sot/