Përplasje mes dy veturave në rrugën “Ilinden” në Gostivar

Një aksident trafiku është regjistruar në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në afërsi të Shkollës Teknike.

Sipas informacioneve jozyrtare të TV Globit – Gostivar, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të Gostivarit dhe tjetra me targa të huaja.

Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Informacionet zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme. GS