Një 50-vjeçar nga Gostivari ka përfunduar në spital pasi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve në një shtëpi në fshatin Gradec.

Sipas informacioneve nga SPB Gostivar, më 17 shkurt 2026, rreth orës 13:20, në DPB Gostivar është raportuar se në Qendrën Urgjente në Gostivar është pranuar një person mashkull me lëndime trupore.

Pas veprimeve të ndërmarra nga policia, është konstatuar se bëhet fjalë për H.R. (50) nga Gostivari, i cili është lënduar gjatë vendosjes së roletave në një objekt banimi në fshatin Gradec.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i SPB Gostivar, i cili ka kryer këqyrjen për të sqaruar rrethanat e rastit.

Gjendja shëndetësore e të lënduarit dhe shkalla e lëndimeve do të vlerësohen nga mjekët.