Ndërmarrja Publike “Komunalec” – Gostivar po vazhdon aktivitetet për pastrimin dhe larjen e sipërfaqeve publike në pjesë të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, është pastruar sipërfaqja rrugore përgjatë lumit Vardar, në anën e lagjes Xhamixhid, si dhe hapësirat në pjesët periferike të Gostivarit.
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se ekipet e tyre janë në terren me qëllim të mirëmbajtjes së higjienës dhe krijimit të një mjedisi më të pastër për qytetarët.
“NP ‘Komunalec’ vazhdon me pastrimin dhe larjen e sipërfaqeve publike, duke përfshirë rrugët dhe hapësirat në pjesët periferike të qytetit”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Aktivitetet e pastrimit dhe larjes së rrugëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të përfshirë sa më shumë hapësira publike në mirëmbajtjen e rregullt të higjienës së qytetit. Gostivari Sot



