Ekipet teknike të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” kanë sanua me sukses defektin në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Major Çede Filipovski”, ndërsa furnizimi me ujë është rikthyer në gjendje normale.
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së ekipeve teknike, problemi është tejkaluar dhe qytetarët tashmë mund të furnizohen me ujë pa pengesa.
“Ekipet teknike të NP ‘Komunalec’ kanë sanon me sukses defektin në tubin e ujësjellësit në rrugën ‘Major Çede Filipovski’. Furnizimi me ujë është rikthyer në gjendje normale”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Njëkohësisht, “Komunalec” ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kohës së intervenimit.
Gostivari Sot

