Komuna e Gostivarit promovoi klasën për nxënësit me nevoja të veçanta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 14:06 Updated

Sot në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar u promovua klasa e veçantë e sapo përfunduar për nxënësit me nevoja të veçanta.

Në këtë klasë ndjekin mësimin shtatë nxënës të rregullt nga kjo shkollë me specialistë të fushës në orë individuale nga 45 minuta.

Në ceremoninë e prmomovimit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Si Komunë e Gostivarit jemi zotuar që për çdo nxënës do të kujdesemi dhe këtë e dëshmojmë në vepër duke krijuar edhe në kohë krize mundësi për mësim inkluziv në çdo shkollë”, tha mes trjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ai shton që personat me nevoja të veçanta mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 14:06 Updated