Subhi Jakupi nga Gostivari është zgjedhur kryetar i Gjykatës Administrative, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor, ku në garë për këtë pozitë ishin pesë kandidatë.
Jakupi siguroi mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit, të cilët në vlerësimin e tyre morën parasysh përvojën dhe programin e tij për drejtimin e institucionit.
Megjithatë, zgjedhja nuk kaloi pa kundërshtime. Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Suzana Joshevska, votoi kundër, duke vënë në pikëpyetje përvojën e Jakupit për këtë funksion. Ajo theksoi se ai ka vetëm shtatë vjet përvojë në sistemin gjyqësor dhe se nuk ka ushtruar më parë detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Administrative.
Jakupi është pjesë e sistemit gjyqësor që nga viti 2018, ndërsa me zgjedhjen e tij merr përgjegjësinë për drejtimin e Gjykatës Administrative. Gostivari Sot

