Çmime të reja të derivateve të naftës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Prill, 2023 20:44

Komisioni Rregullator për Energjetik ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.14 për qind.

Benzina EUROSUPER BS-95 do të rritet për gjysmë denarë, ndërsa për aq do të rritet vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1). Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshojnë.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85.00 (den./litër)

EUROSUPER BS -98 do të shitet për 87.00 (den./litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 74.00 (den./litër)

Vaji Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 72.50 (den./litër).

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Prill, 2023 20:44