Asiart shkëlqen në “Kupën e Artë Tetovë 2026”, fiton 12 medalje, prej tyre 7 të arta

Klubi i Karatesë AsiArt ka shënuar rezultate të rëndësishme në turneun “Kupa e Artë Tetovë 2026”, duke e përmbyllur garën me gjithsej 12 medalje, prej të cilave shtatë të arta dhe pesë të bronzta.

Sipas njoftimit të klubit, sportistja Gresa Sefuli u dallua me dy medalje të arta, duke zënë vendin e parë në kategoritë Open U14 dhe 2014 +50 kg.

Medalje të arta fituan edhe Ajza Abdullai në kategorinë 2013 +54 kg, Anue Elezi në kategorinë 2014 -50 kg, Andrra Muharemi në kategorinë 2016 -36 kg, Sara Asani në kategorinë 2016 +44 kg dhe Anid Xheladini në kategorinë 2019 -30 kg.

Ndërkaq, pesë medaljet e bronzta u fituan nga Merjem Bytyqi në kategorinë 2013 -49 kg, Miraj Islami në kategorinë 2015 -36 kg, Muhammed Elezi në kategorinë 2016 -30 kg, Isa Bajrami në kategorinë 2017 -30 kg dhe Eren Kamberi në kategorinë 2017 +40 kg.

Nga klubi AsiArt kanë shprehur kënaqësinë për rezultatet e arritura, duke i përgëzuar sportistët për angazhimin dhe suksesin e treguar në garë.

“Urime sportistëve për rezultatet e arritura, si dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me këtë paraqitje, AsiArt e përmbyll turneun me një bilanc prej 12 medaljesh, duke konfirmuar angazhimin e sportistëve të rinj në aktivitetet dhe garat e karatesë. Gostivari Sot