Një 48-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi gjatë një bastisjeje policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur të bardhë dhe marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, arrestimi i personit me inicialet S.J. është realizuar më 1 nëntor 2026, në orën 00:40, në Gostivar.
„Gjatë bastisjes tek ai u gjetën dhe iu morën substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë“, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër gjyqësor, më pas është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale.
Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër 48-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gostivari Sot

