Një 40-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi në rrugën rajonale Rostushë–Dibër.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti ka ndodhur më 24 nëntor 2026, rreth orës 13:00, në vendin e quajtur „Ura e Boshkos“.
Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Rostushë kanë ndaluar një automjet të tipit „Seat“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga J.Q. (40). Pas verifikimeve është konstatuar se drejtuesi nuk posedonte patentë shoferi.
Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Gostivari Sot

