Një 52-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi ka shkaktuar një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të SPB-së Tetovë, më 22 nëntor 2026, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin me inicialet G.B. (52).
Aksidenti ka ndodhur në orën 20:05, në afërsi të gurores, ku drejtuesi i një automjeti të tipit „BMW“, me targa të Gostivarit, ka dalë jashtë rrugës.
Gjatë këqyrjes në vendngjarje, policia ka konstatuar se drejtuesi e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
„Gjatë kontrollit është konstatuar se G.B. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjak i janë matur 1,92 promilë alkool“, thuhet në njoftimin e SPB-së Tetovë.
Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Gostivari Sot

