Kërcënoi bashkëshorten përmes telefonit, arrestohet 32-vjeçari në Gostivar

Një 32-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij 28-vjeçare përmes telefonit.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 21 nëntor 2026, në orën 22:25, gruaja ka denoncuar në Stacionin Policor të Gostivarit se rreth orës 22:00, derisa ndodhej me dy fëmijët e saj të mitur në Qendrën Mjekësore në Gostivar, kishte pranuar një telefonatë nga bashkëshorti i saj M.E. (32), i cili e kishte kërcënuar.

„Në orën 23:00, M.E. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të vijojë parashtresë përkatëse“, njofton Policia e Gostivarit.

Policia po ndërmerr masa për dokumentimin e plotë të rastit.

Gostivari Sot