Përleshje në Llakavicë: Njëri me sharrë motorike, tjetri me send prej druri

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nga fshati Llakavicë, të moshës 33 dhe 64 vjeç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, ngjarja ka ndodhur më 22 tetor 2026, në territorin e fshatit Llakavicë, në pronën e një personi me inicialet A.N. nga Gostivari.

„Pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari i parë ka tentuar ta sulmojë A.N. me sharrë motorike, pas çka është sulmuar fizikisht nga i kallëzuari i dytë, i cili ka përdorur edhe një send prej druri“, njofton Policia e Gostivarit.

Kallëzimi penal është ngritur ndaj R.A. (33) dhe I.A. (64), të dy nga fshati Llakavicë.

GS